A thua masat shumë rigoroze po e izolojnë, apo po e ndihmojnë zgjerimin e virusit COVID 19! Pse Maqedonia e Veriut nuk po i përdor përvojat e Gjermanisë, Zvicrrës apo të Austrisë për Covid 19, të cilat masa janë shumë efikase dhe nuk kemi kufizim të lirisë së lëvizjes! Kufizimi i lirisë së lëvizjes ne pandemi apo ora policore po e ndihmon përhapjen e virusit COVID 19,
kjo po dëshmohet ne qytetin e Kumanovës nga pak liria e mbetur për lëvizje duke krijuar rradhë të gjata në banka, markete, farmaci, etj…
Maqedonia e Veriut duhet te jetë më shumë aktive ne masa edukative për popullatën për COVID 19(përvojat e shteteve të lartë përmendura), Marketet, Bankat, farmacitë, Furrat e ushqimit të subvencionohen nga shteti dhe të njëjtat të punojnë 24/7, me çka më nuk do të kemi radha te gjata të njerëzve, kontakti në mes njerëzve do të zvogëlohet në masë të madhe!
Besnik T. Sulejmani
Autori është avokat me profesion