Japonia shpall gjendjen e emergjencës, 990 miliardë dollarë për pandeminë

Qeveria japoneze ka shpallur gjendjen e emergjencës për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Gjendja e emergjencës do të qëndrojë në fuqi deri në 6 maj dhe është vendosur në Tokio dhe 6 prefektuara të tjera që përbëjnë rreth 44% të popullsisë së vendit.

Marketing

Kryeministri japonez Shinzo Abe njoftoi vendimin dhe prezantoi paketën financiare ndihmuese, të cilën e përshkroi si më të madhen në botë.

Ai aprovoi paketën financiare me 990 miliardë dollarë që do të ulë impaktin e pandemisë në ekonominë e tretë në botë.

“Gjëja më e rëndësishme tani për çdo qytetar është që të ndryshojë sjelljen e tij. Nëse kushdo nga ne do të reduktonte kontaktet me të tjerët në masën 70% dhe idealja do të ishte 80%, do të shohim një ulje të ndjeshme të numrit të infektuarve në dy javë”,u shpreh Abe në televizionin kombëtar, pas mbledhjes së Task Forcës.