Dibër, 16 të shëruar të rinj, asnjë rast infektimi

Prej 49 të infektuarve me virus pozitiv, 16 janë shëruar plotësisht të cilët në të dy testet kanë rezultuar nëgativ, prej tyre 13 persona kanë qenë në klinikën infective në Shkup dhe tre raste që janë shëruar në shërim shtëpiak në Dibër.

Marketing

“Prej të infektuarve me virusin korona 29 janë në shërim shtëpiak të cilët kontrollohen xhdo të ditën ditë në shtëpi dhe atyre që u ka kaluar izolimi shtëpiak 14 ditë, 11 persona u janë bërë testimi për herë të dytë prej të cilëve vetëm tre persona kanë dalë me të dyja testet negativë. Pra që janë shëruar plotësisht.”- Tha Mentor Mela, epidemiolog.

Masat e reja të mara nga qeveria e RMV-së ka bë që shtabi operativ të angazhohet për lehtësimin e masave për qytetarët, gjegjësisht për furnizim onlajn, shërbime të taksive dhe lëvizjet e blektorëve. Megjithatë sot u vërejt një anomali gjatë marjes së përkrahjes sociale para bankës dhe postës ku qëndrimi në distancë thuajse nuk respektohej fare. U desh intervenimi I policisë që të ruhet largësia e nevojshme në distancë. Vazhdojnë apelet për kujdes të shtuar sidomos tani kur po shihet qartë se masat po japin rezultate në Dibër.