Gjatë 24 orëve të fundit në Kumanovë janë regjistruar dy viktima dhe 7 raste të reja të infektuar me COVID-19. Në rajonin e Kumanovës numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 tani arrin në 129, ndërkaq numri i të vdekurve në 7. Edhe gjatë ditës së sotme në mënyrë intensive po kryhet një numër I madh I testeve për COVID-19.
“Deri në këto momente kemi 7 raste të konfirmuara me COVID-19, sot që nga orët e hershme jemi duke punuar, duke bërë testime të ndryshme, vetëm në spital i kemi bërë 70 testime, 20 prej tyre me “Termini Im”, 19 të tjra në teren sipas indikacioneve epidemiologjike.”- shtoi mes tjerash Arifi.
Ndër viktimat është edhe një polic i moshës 52 vjeçare. Këtë rast e konfirmoi edhe ministri I MPB, Naqe Çulev, i cili sot qëndroi në Spitalin e Kumanovës.
“Bëhet fjalë për viktimë të parë nga radhët e Policisë kufitare të Stacionit policor për mbykqyrje të kufirit në qendrën veriore rajonale. Por, kemi edhe 12 pjestarë tjerë të MPB të infektuar me Virusin COVID 19.”- tha pos tjerash ministri Çulev.
Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim po ndërmerr një sere aktivitetesh për parandalimin e zgjerimit të virusit COVID 19, si dhe masa të shtuara të dezinfektimit nëpër institucionet shtetërore, ndërkaq qytetarëve u apelohet që t’u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe qeveritare.