Si pasojë e koronavirusit, 910 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në SHBA.
Të dhënat nga Shëndeti Publik thonë se 10,495 persona janë konfirmuar të infektuar duke e cuar totalin e të prekurve në 377,499 persona.
Aktualisht, SHBA numëron 11,781 të vdekur dhe 19,877 të shëruar nga koronavirusi.
Shteti më i goditur mbete Nju Jorku me 138,836 raste dhe rreth 7 mijë viktima.