RadioTelevizioni i Maqedonisë pas përgatitjeve të mëdha dhe aktiviteteve të ndërmarra me kënaqësi ju informon se fillon emetimi i katër kanaleve të reja televizive.
TVM 2 kanal 24 orësh në gjuhën shqipe
TVM 3 kanal për sport dhe argëtim
TVM 4 kanal për bashkësitë e tjera etnike dhe programin dokumentar
TVM 5 kanal special për programin e fëmijëve.
Hapja e kanaleve të reja televizive realizohet programi strategjik i programit për punë me këtë ekip i cili udhëheq me Radio Televizionin e Maqedonisë.
Me lëshimin në etër të kanaleve të reja presim që shikuesit tanë të kenë mundësi për ndjekjen e një numri të madh të përmbajtjeve të ndryshme që përfshijnë më shumë grupe.
Në këtë periudhë ndoshta më me rëndësi është hapja e kanalit të fëmijëve ku do të ofrojmë më tepër program arsimor dhe edukativ për nxënësit.
Poashtu me rritjen e sasisë së programit në gjuhën shqipe, si dhe kanalit për bashkësitë e tjera etnike do të ketë mundësi që një numër më i madh i programeve të emitohen në gjuhët e shikuesve tanë besnik.
Kanalet e reja televizive do të kenë qasje papagesë deri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përmes rrjetit terestrial dhe platformës së të gjithë operatorëve të programeve.
Shikuesit të cilët i ndjekin programet e Radio Televizionit të Maqedonisë, përmes operatorëve kabllovik A1 dhe Telekabell, do të mund ti ndjekin kanalet e reja pasiqë ti skenojnë pranuesit televiziv apo paisjet set top boks.
Shfrytëzuesit e Telekomit maqedonas, pa pasur nevojë për intervenim, do të kenë mundësi të ndjekin kanalain e fëmijëve TVM 5 dha kanalin argëtues sportiv TVM 3 në rezolucion SD në kanalet 6 dhe 8, ndërsa në rezolucionin HD kanalet 711 dhe 712.
Për rradhitjen e dy kanaleve të tjera televizive në mënyrë plotësuese do ta informojmë opinionin.
Shikuesit të cilët i ndjekin programet e Radio Televizionit të Maqedonisë përmes rrjetit DVB T të ndërmarrjes publike, respektivisht pranojnë sinjalin përmes antenës, që ti shikojnë programet e reja të Radio Televizionit të Maqedonisë, duhet ti skenojnë programet në pranuesit televiziv apo në pajisjet set top boks.
Kanali i parë i cili do të fillojë të emitoj program është TVM 5, i cili do të filloj më 8 prill e mërkurë në orën 16:00, i dyti do të jetë TVM 3, i cili do të fillojë të emitojë program më 10 prill, e premte me fillim në orën 16:00.
Dy kanalet e tjera do të fillojnë me punë më 16 prill e enjte. Kjo datë është caktuar për shkak të përvjetorit i cili shënon programin në gjuhën shqipe.
Televizioni i Maqedonisë iu fton që ti ndiqni programet tona dhe të rrini në shtëpi. Ti respektojmë rekomandimet dhe të mbrojmë veten dhe më të afërmit.
Më afër jush, i juaji RTM.