Rritje lineare të pacientëve të rinj është ajo që e dëshirojmë. Strategjinë që po e zbatojmë është e shkëlqyeshme dhe ajo po jep rezultate dhe duhet të respektohet.
Këtë e porositi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë pjesëmarrjes sonte në Top Tema në TV Tellma, duke cekur se është model autentik dhe i mirë për ne sepse një skrining i popullatës në këtë fazë mund të japë rezultate negativisht të rrejshme dhe me atë të zbutet presioni tek njerëzit për të mos respektuar masat.
“Jemi në fazë kur çdo ditë kemi numër të ngjashëm të të diagnostifikuarve. Rritja lineare është diçka që secili vend dëshiron ta arrijë. Kjo do të thotë të mos ndodhë entet spitalore të mos mund ta përmbajnë atë. Skenari i tillë ndodhi në Italinë veriore. Ajo ishte ngarkesë serioze e spitaleve me pacientë të cilët janë për në kujdes intensiv”, tha Filipçe.
Sipas ministrit, masat që janë implementuar lejuan të jemi në fazë në të cilën linja është relativisht e butë. “Nuk është e pjerrët që të mos mund ta mbajë sistemi shëndetësor dhe ky është qëllimi i masave që do të thonë kufizim i përhapjes së virusit, ndërkaq edhe vetëdija tek popullata është më e madhe”, thotë Filipçe.
Ai sqaroi se testimi edhe i atyre të cilët nuk kanë simptome mund të japë rezultate negativisht të rrejshme, që mund të çojë deri te ajo që të mos respektohen masat.
Potencoi se duhet të testohen vetëm pacientë që kanë simptome dhe të gjitha kontaktet e tyre të vihen në izolim.
Ministri theksoi se i dinë të gjithë klasterët dhe se gjithçka është vendosur në letër.
Duke vlerësuar se më me rëndësi është që qytetarët t’i japin të dhënat e vërteta, tha se virusin e kemi më së shumti nga ata të cilët erdhën në vend dhe nuk i dhanë të dhënat e vërteta, ndërsa edhe se po bëhen analiza edhe të pacientëve me grip sezonal, ku këtë vit ka rritje në raport me numrin e zakonshëm deri vitin e kaluar.
“I analizuam numrat e pacientëve me grip sezonal dhe për dallim nga numri i zakonshëm deri vitin e kaluar, shikuar historikisht disa vite prapa kanë qenë rreth 20 mijë, ndërsa këtë vit janë 37 mijë. Do të thotë, pothuajse 80 apo 90 për qind më shumë të sëmurë. Materialet e atyre pacientëve të cilët janë mjekuar nga gripi sezonal dhe i atyre prej të cilëve janë marrë strisho janë analizuar për prani të viruseve të tjera, shkaktues të grupit sezonal, ende janë në Institutin për shëndet publik dhe ato mundet plotësisht të testohen për t’u parë nëse dikush prej atyre pacientëve ka qenë i sëmurë nga koronavirusi. Megjithatë, tani plotësisht kapaciteti është kahëzuar në detektim të pacientëve të rinj, prandaj pak më ngadalë do të shkojë kjo të analizohet dhe të bëhet ndonjë retrospektivë që mund të japin të dhëna më të sakta”, tha Filipçe.