Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim jashtëzakonisht të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, ku janë të mundshme rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për seksionet Katllanovë- Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delëçevë.
Për shtetasit e RMV-së janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Janë mbyllur edhe të gjitha vendkalimet kufitare për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për transit të automjeteve të mallrave, për përfaqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje adekuate nga ana e MPB-së, ndërsa pas mendimit paraprak të marrë nga ana e shtabit kryesor koordinues.