Më në fund hiqet bllokada në Wuhan ku shpërtheu koronavirusi

Bllokimi disa mujor në qytetin e Wuhanit në Kinë në provincën Hubei të Kinës – ku pandemia e koronavirusit e kishte origjinën – më në fund është hequr.

Marketing

Kushdo që e ka kodin “e gjelbër” në një aplikacion të shëndetit në telefona të mençur tani lejohet që të dalë, për herë të parë nga 23 janari. Lidhjet rrugore dhe hekurudhore tani janë rivendosur, transmeton Klan Kosova.

Bllokada u hoq, pasi Kina nuk e raportoi asnjë vdekje të martën – që është hera e parë qysh prej kur nisën vdekjet e para nga Covid-19. Për ta parandaluar përhapjen e virusit në Wuhan, autoritetet vendosën kufizime të ashpra për udhëtime dhe urdhëruan mbylljen e shumicës së bizneseve në metropolin që është shtëpia e 11 milionë njerëzve. Autoritetet kineze i kanë arsyetuar këto masa të ashpra me rënien e shkallës së infeksionit, derisa tani shumica e rasteve raportohen jashtë Kinës. Javën e kaluar kur Wuhan raportoi javën e parë pa asnjë rast, qendrat tregtare u rihapën.