Nuk kanë qenë të pakta lajmet e ditëve të fundit që e lidhnin Milot Rashicën me Liverpoolin.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, po shfaq ndeshje të mira në Bundesligë te Werder Bremen, dhe paraqitjet e tij janë pëlqyer nga Jurgen Klopp, sipas medieve në Gjermani.
Rashica ka një klauzolë prej 38 milionë euro për skuadrat jashtë Bundesligës, shumë kjo jo e vogël.
Për të ardhmen e tij do të flitet dhe vendoset pasi të rikthehet futbolli, dhe jo tani në momentet e pezullimit.
Menaxheri i tij, Altin Lala, në një intervistë dhënë për Supersport, është pyetur për spekulimet rreth të ardhmes së Rashicës, dhe përgjigja e tij ka qenë kjo: “Çdo gjë është ndaluar dhe për momentin e rëndësishme të nisë futbolli dhe më pas ta marrin veten klubet. Për momentin nuk mund të them asgjë”.
Në pyetjen tjetër nëse Kosova mund të shkojë në Kampionatin Evropian, ai ka shtuar: “Kosova ka shanse shumë të mira të kualifikohet në Europian. Kanë bërë ndeshje shumë të mira dhe kanë kualitete të fitojnë të dyja ndeshjet. Nuk e di si do të jetë gjendja fizike e lojtarëve”.