Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi masa dhe rekomandime për mbrojtje personale dhe kolektive për transportuesit të cilët udhëtojnë në vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të Kovid-19, ndërsa drejtojnë automjete të rënda motorike të artikujve ushqimorë dhe të tjera, gjatë transitit dhe qëndrimit të tyre në këto vende, si dhe gjatë kthimit në vendin tonë.
U kufizohen kontaktet dhe lëvizjet në akset rrugore nga pika A deri te pika B, përveç për shkak të nevojës për sigurim të ushqimit dje tualetit. U ndalohet kontakti me persona të tjerë. Nëse dalin të blejnë ushqim apo për në tualet,detyrimisht të përdorin mjete mbrojtëse personale edhe atë doreza për një përdorim, maska mbrojtëse, ndërsa nuk ka nevojë për mbajtjen e nga mbajtja e mantelëve mbrojtëse si dhe syzeve mbrojtëse dhe gallosheve.
Për shkak të mundësisë për realizim të drejtpërdrejt respirator me persona të sëmurë të Kovid-19, në motele, hotele dhe restorante rekomandohet që transportuesit të flenë në kabinat e automjeteve të tyre.
Gjatë udhëtimit pas çdo kontakti në market, dyqan, tualet është i detyrueshëm dezinfektimi i duarve, shmangie maksimale të kontaktit me persona të tjerë më shumë se 10-15 minuta, veçanërisht me persona me simptoma, ajrosje më të shpeshtë të kabinës gjatë ngasjes, gjatë qëndrimit në kabinë nuk ka nevojë për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, ndalohet marrja e udhëtarëve të verbër, ndërsa detyrimisht të përdorim pajisje për dezinfektim të duarve në bazë të alkoolit gjatë udhëtimit.
Pas kthimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut është i detyrueshëm dezinfektimi i plotë i mjeteve transportuese nga ana e shërbimit të autorizuar. Gjatë kthimit në RMV nëse shfaqin simptoma paraqiten te mjeku i tyre amë. Për shoferët pas kthimit në Maqedoninë e Veriut vlejnë rekomandimet si për udhëtarët e tjerë të cikët vijnë nga këto vende për vetizolim të detyrueshëm në kushte shtëpie apo objekt të caktuar nga firma transportuese. Firma transportuese është e detyruar ta paraqesë në ISHSSH dhe MPB vendin ku do të zbatohet vetizolimi. Nëse firma transportuese nuk ka caktuar objekt për vetizolim, shoferi do të vendoset në njërin ndër objektet e caktuara nga shteti për karantinë, ndërsa shpenzimet janë në barrë të firmës transportuese.
Obligohen Shoqatat e licencuara auto transportuese të hartojnë plan të vetin operativ që të zbatohet rotim të shoferëve, gjegjësisht ndryshim të tyre pasues gjatë udhëtimit në vende me rrezik të mesëm dhe të lartë.
Lëvizje për lëvizje të transportuesit vlen vetëm me urdhër të lëshuar për udhëtim që është bashkangjitur në lejen, potencohet në kumtesën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.