Sulm me armë në Greqi, një person i armatosur hap zjarr ndaj emigrantëve

Një sulm me armë ka ndodhur në qendër të Athinës mbrëmjen e sotme.

Marketing

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një person i armatosur dhe ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj disa emigrantëve që kalonin në rrugën Julianu në qendër të kryeqytetit grek.

Pas kësaj ngjarje agresori është futur në një banesë e cila më pas është rrethuar nga policia. Pavarësisht thirrjeve të policisë, autori refuzon të dorëzohet, ndërkohë pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijë edhe një negociator që do të mundohet të bind agresorin për tu dorëzuar.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur apo të vrarë nga ky sulm me armë.