Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, bëri thirrje që të mos ketë panik nga coronavirusi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin “A2” ai theksoi se COVID-19 nuk duhet të dramatizohet.
“Vdekshmëria nga Coronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5% sëmuren rëndë dhe vetëm 1% vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë.
Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat.
Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku shqiptar.