Në krizën aktuale me pandeminë bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve, për jetën dhe vdekjen dhe ndaj kësaj duhet të ketë marrëdhënie krejt ndryshe nga të gjitha krizat paraprake në BE, ka thënë ish-kryetari i Komisionit Evropiane Zhan-Klod Junker, i cili është për mbështetje të rritjes së buxhetit të BE-së.
“Është e nevojshme rritje masive e kornizës buxhetore të BE-së deri në vitin 2027”, ka thënë ai për gazetën vjeneze “Standard”.
Propozimi i Komisionit Evropian më nuk është i mjaftueshëm, pohon ai.
Shefi shumëvjeçar i Eurogrupit thotë se ai në esencë e mbështet konceptin e obligacioneve evropiane dhe se ai vetë i ka propozuar në euro-krizën në vitin 2010, por shton se një gjë e tillë nuk mund të bëhet gjatë natës.
“Kjo zgjatë shumë, ndërsa tani urgjentisht është e nevojshme ndihmë”, theksoi Junker.
Ai tha se i mbështet propozimet vijuese, siç është mundësia që të mobilizohen 410 miliardë euro nga Fondi evropian për solidaritet, si dhe përmes huave.