Shtetet e Bashkuara akuzuan dy persona për vepër terroriste, pasi kërcënuan me përhapje të koronavirusit.
Departamenti i Drejtësisë e ka klasifikuar koronavirusin si “armë biologjike” dhe veprat penale që kanë të bëjnë me sëmundjen, mund dënohen deri në pesë vjet burgim.
Në incidentin e parë, një burrë në Florida është akuzuar për kollitje dhe pështyrje ndaj oficerëve të policisë. I njëjti ka qenë i arrestuar për dhunë në familje gjatë muajit mars.
Sipas dokumenteve të gjykatës, 31 vjeçari i tha një oficeri: “Epo unë jam me koronavirus”.
Ai më vonë doli negativ në testin e virusit.
Ndërkohë, një burrë tjetër në Teksas përballet me një akuzë të ngjashme, pasi pretendoi rrejshëm në rrjetin social Facebook, se ai kishte paguar dikë për të përhapur koronavirus në supermarkete në qytetin e San Antonios.
Më shumë se 14.800 njerëz kanë vdekur nga virusi në SHBA, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.