Gjermania dhe Koreja luftojnë virusin me teknologjinë inteligjente

Koreja e Jugut vazhdon të përdorë internetin dhe teknologjinë në shërbim të saj.

Marketing

Vendi po konsideron të verë në punë rripa dore elektronike për të gjurmuar personat që janë në karantinë të detyrueshme në shtëpitë e tyre.

Qeveria po punon të lidhë rripat e dorës elektronik me një aplikacion në celular. Ky rrip lëshon një sinjal dhe lajmëron autoritetet kur rripi i dorës gjendet më larg se 10 m nga celulari.

Pas Korese së Jugut dhe Gjermania lançon aplikacionin e orës së zgjuar- smartwatch; për të monitoruar përhapjen e korona virusit.

Autoriteti i shendetit publik gjerman ka prezantuar këtë aplikacion në bashkëpunim me kompaninë Thryve, për të analizuar nëse masat që janë ndërmarrë për mbajtjen në kontroll të koronavirusit po funksionojnë.