E frikshme! Të vdekurit nga Kovid-19 lihen në rrugë, në Ekuador nuk ka më varre (Video)

Situata e koronavirusit në Ekuador është përkeqësuar.

Marketing

Qeveria ka vendosur karantinën e detyrueshme por njerëzit nuk e respektojnë. Ata akuzojnë korrupsionin e qeverisë si shkakun kryesor të të ardhurave të pamjaftueshme për ushqime ditore.

Guayaquil, qyteti në qendër të Ekuadorit ka shpallur gjëndjen emergjente. Nuk ka më varre dhe disa trupa rezultojnë të humbur. Ashtu sic shihet edhe në videon e mëposhtme kur autoritetet nuk vinë të marrin trupat e të vdekurve, ato mbeten në mes të rrugës.

Presidenti i Ekuadorit, Lenín Moreno, është shprehur se qeveria po ndërton një ‘kamp special’ për të varrosur viktimat, pasi vdekjet vetëm në provincën pranë Guayaquil-it parashikohen të arrijnë në 3500.

Ndërsa, politikani Carlos Luis Morales ka thënë për CNN spanjolle:

“Për t’ju dhënë një ide, 480 çertifikata vdekje janë lëshuar që prej ditës së djeshme teksa janë duke u mbledhur 150 trupa çdo ditë.