Filipçe i përgjigjet kreut të BFI-së

Pas kërkesës së kryetarit të BFI-së, Rexhepi, për ndihmë financiare, ministri i shëndetësisë tha se kjo është periudhë kur duhet të durojmë dhe çdo qytetar duhet të investojë në shëndetin e tij por edhe në atë kolektiv. Filipçe tha se masat duhet të respektohen dhe se të gjithë duhet të kenë durim edhe pse afrohet periudha e festave.

Marketing

“Kjo është periudhë kur duhet të kemi durim. Këto janë masa serioze restriktive, megjithatë qëllimi i fundit është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. Unë besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës dhe çdo qytetar shikon përmes prizmit të kapacitetit të tij profesional dhe personal dhe të gjithë duhet të angazhohen maksimalisht që këto masa të respektohen.

E di se është e vështirë, vijnë festat fetare, por kjo është periudhë kur të gjithë duhet të durojmë, të investojmë në shëndetin tonë dhe shëndetin kolektiv” – tha Venko Filipçe, Ministër i shëndetësisë.