Transferohen mbi 6,5 miliardë denarë fonde nga Buxheti për implementimin e masave ekonomike

Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për transferimin e fondeve ndërmjet përdoruesve të buxhetit të qeverisë qendrore dhe ndërmjet fondeve, sipas të cilit në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, në pjesën e veçantë në nën-kolonën e parë të kolonës së shpenzimeve të Buxhetit bazë, është bërë transferimi i fondeve në vlerë prej 6,542,000,000 denarë.

Marketing

Sipas pres shërbimit qeveritar, qëllimi i vendimit të propozuar është të sigurojë fonde për zbatimin e masave ekonomike të miratuara nga qeveria për ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirus Kovid-19.