Ministri Bekteshi u bën thirrje përfaqësuesve të sektorit të hotelierisë të dorëzojnë propozimet e tyre për mbështetje

Përfaqësuesit e sektorit të hotelierisë deri të hënën, duhet t’i paraqesin të gjitha propozimet e tyre për mënyrën e mbështetjes nga shteti, por edhe për përdorimin e Fondit të turizmit, përmes të cilit tani janë në dispozicion 95 milionë denarë. Tashmë janë duke u marrë në konsideratë edhe masat, me të cilat do të kthehen sërish në funksionimin normal, për të cilën ekziston mendim të jetë për afërsisht një muaj.

Marketing

Në takimin e sotëm të hotelierëve me ministrat e Financave dhe të Ekonomisë, Nina Angellovska dhe Kreshnik Bekteshi, u sqaruan dilemat dhe paqartësitë në lidhje me masat ekzistuese dhe u u janë prezantuar ndryshimet në kushtet e përdorimit të mbështetjes me dekretet e reja të qeverisë, për të cilat pati reagime nga ana e hotelierëve, periudhë e kaluar. Pas paraqitjes së propozimeve, diferencat duhet të zbardhen deri të martën, pas së cilës do të publikohet se cilat janë masat e reja që do të mbështesin sektorin e hotelierisë, i cili është ndër tre më të prekurit nga kriza shëndetësore dhe ekonomike.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të sektorit të hotelierisë që të hënën të dorëzojnë të gjitha propozimet dhe kërkesat e tyre për mbështetje dhe se u kanë thënë se përmes Fondit të turizmi kanë ndarë 95 milionë denarë dhe janë në komunikim me institucionet e tjera për tu rritur këto fonde.

“Ne ramë dakord që të paraqisnim propozime konkrete deri të hënën se si të krijohen masat dhe si të përgatitet programi për Fondin e Turizmit, ndërsa të martën kemi caktuar një mbledhje për të diskutuar për të gjitha propozimet dhe pasi ato të shqyrtohen do të informojmë edhe opinionin dhe të gjitha subjektet në këtë sektor”, tha Bekteshi.

Siç informoi Angellovska, në takim janë sqaruar paqartësitë në lidhje me mënyrën, në të cilën u hartua masa për kreditë pa interes përmes Bankës së Zhvillimit dhe i kanë informuar hotelierët për Dekretin e ndryshuar të qeverisë, me të cilin është ndryshuar kushti për përdorimin e masës nga ndërmarrjet e vogla dhe mikro për menaxherët, si dhe se është ndryshuar kushti për mbajtjen e numrit të të punësuarve deri në korrik në vend të shtatorit.

“Është pastruar dilema se masa mund të përdoret nga çdo kompani që ka rënie të të ardhurave prej 30 përqindëve, për të gjithë punëtorët që kanë pagë deri në 39.000 denarë neto dhe që përdorin përjashtime lirime konkrete aktive nga kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat personale”, tha Angellovska, duke përsëritur që masa është krijuar për të qenë shumë e lehtë për t’u përdorur.

Ajo paralajmëroi se Banka e Zhvillimit së shpejti do të lëshojë linjën e dytë të kredisë prej tetë milionë eurove dhe se gjatë kushteve të aplikimit do të merren parasysh kritikat për sigurimin e faturës për shpenzimet e paguara nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. “Këto dokumente do të lëshohen nga Banka e Zhvillimit dhe shuma e kredive do të arrijë deri në 90 mijë euro sipas numrit të të punësuarve. Ajo do të jetë e hapur për tre sektorët e prekur, por edhe për të gjithë sektorët e tjerë të prekur me kushte të ngjashme të dimensionimit të prekjes, siç është masa aktuale”, tha Angellovska.

“Përfaqësuesi i hotelierëve Angellovski theksoi se ata patën një takim konstruktiv me një dialog pozitiv dhe diskutuan për të gjitha masat e reja dhe për propozimet e tyre që ata duan t’i paraqesin.

Në mënyrë plotësuese do t’i analizojnë ndryshimet e dekreteve, ndërsa nga Ministria e Financave kanë kërkuar interpretim për referimin e ligjit për veprim gjatë fuqisë madhore. Kanë dhënë propozime në kontekstin e kërkesave të tyre parësore për marrje të bruto pagës minimale për punonjësit në këtë sektor.