Rënie e lehtë në 24 orët e fundit, bilanci nga Italia

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka pësuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit.

Marketing

Sipas shifrave të raportuara nga autoritetet janë shënuar 570 viktima, një ulje kjo nga 610 që u raportuan dje.

Italia është aktualisht vendi me numrin më të lartë të viktimave, pasi regjistron 18 849 të vdekur nga pandemia e Covid-19.

Ndërkohë u regjistruan mbi 1 900 raste të reja duke e çuar numrin total të të infektuarve në 147 577.

Pavarsisht përmirësimit të ngadaltë dhe të qëndrueshëm, Italia vijon të jetë e mbyllur dhe kryeministri ka propozuar që masat të qëndrojnë të tilla edhe për disa javë.