Mbi 1 mijë viktima, Turqia karantinon Stambollin dhe Ankaranë

Turqia ka njoftuar se do të vendosë në karantinë të plotë 31 provinca përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.

Marketing

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar rritjen më të lartë në rastet e reja, 4747 të infektuar duke e çuar totalin në 47,029.

Numri i viktimave në Turqi i ka kaluar 1 mij teksa u shtua me 98 në 24 orët e fundit.

Ministria e Brendshme njoftoi se 31 provinca të cilat përfshijnë qytetet më të mëdha në Turqi do të mbyllen plotësisht gjatë fundjavës duke nisur nga mesnata e së shtunës deri ditën e hënë.