Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka ngjallur zemërim të mëtejshëm duke injoruar rregullat e distancës sociale dy herë në 48 orët e fundit dhe duke u kapur duke i dhënë dorën e një gruaje të moshuar vetëm disa sekonda pasi fshiu hundën me kyçin e dorës.
Shtrëngimi i dorës u kap në kamera nga një prej rrjeteve kryesore televizive të Brazilit, Globo, dhe shpejt doli viral në mediat sociale.
Vídeo mostra momento em que Bolsonaro limpou o nariz com o braço e, em seguida, cumprimentou uma idosa nesta sexta; presidente contrariou orientação de autoridades sanitárias sobre isolamento social https://t.co/74HNnzOFCF #G1 #coronavírus pic.twitter.com/yxRNtiQkY3
— G1 (@g1) April 10, 2020
Kundërshtarët dhe kritikët politikë të Bolsonaro reaguan menjëherë. Humberto Costa, një senator i majtë, akuzoi presidentin e Brazilit si “një aleat të virusit” dhe se “në mënyrë të përsëritur ka kryer krime kundër shëndetit publik”.
Një kritik tjetër, gazetari Ëilliam De Lucca, ka postuar në Tëitter: “Unë mendoj se kjo është videoja më e mirë që tregon sesi të mos veprojmë gjatë një pandemie”.
Bolsonaro ka sulmuar në mënyrë të përsëritur atë që ai e quan “histeri” mediash mbi koronavirusin dhe futi gishtin në hundë gjatë dhënies së udhëzimeve të distancimit social të ministrisë së tij të shëndetit të enjten dhe të premten gjatë vizitës në një furrë buke dhe një farmaci.
Të Premten, numri i vdekjeve të koronavirusit të Brazilit u rrit në 1.057, nga 941 një ditë më parë dhe gati tre herë më i lartë se shifra e së premtes së kaluar.