Italia po vazhdon të përballet me koronavirusin dhe anëtarë të skuadrave italiane po preken nga ky virus.
Presidenti i skuadrës së Serie B, Pordenone, ka konfirmuar se është pozitiv në Covid-19.
Mauro Lovisa ka qenë në krye të kësaj skuadre tash e një dekadë, dhe këtë sezon, Pordenone ishte në mesin e skuadrave që përmes ‘Play Off’ synonin promovimin në Serie A.
“Është e vërtetë, edhe unë po luftoj kundër këtij virusi. Jam më mirë tani, por akoma jo i rikuperuar”, ka thënë Lovisa, transmeton lajmi.net.
“Do të kem edhe një test javën tjetër, me shpresën që ta lë tërësisht prapa këtë virus”, ka shtuar ai.
Pordenone ka luajtur për herë të parë në Serie B këtë vit, dhe ishte afër të siguronte edhe një promovim në Serie A.