Apple dhe Google së bashku janë duke zhvilluar teknologji për të paralajmëruar njerëzit nëse kanë rënë në kontakt me të tjerët që zbulohet se janë të infektuar me koronavirus.
Të dy kompanitë besojnë se qasja e tyre e dizajnuar për të mbajtur përdoruesit, pjesëmarrja e të cilëve do të ishte vullnetare, anonime, adreson shqetësimet e intimitetit, raporton BBC.
Metoda e tyre e gjurmimit të kontakteve do të funksiononte duke përdorur sinjalet Bluetooth të një smartfoni për të përcaktuar se kush ishte personi i fundit në afërsi për aq kohë sa të krijojë një rrezik ngjitës.
Nëse një prej atyre njerëzve më vonë testoi pozitiv për virusin Covid-19, një paralajmërim do t’i dërgohej pronarit të celularit origjinal.
Presidenti Trump tha se administratës së tij i duhej kohë për të konsideruar zhvillimin. Por të tjerët kanë vërejtur se suksesi i sipërmarrjes mund të varet nga testimi i mjaftueshëm i njerëzve.