Covid-19, Nju Jorku mbyll vitin shkollor

A woman walks through a nearly deserted Times Square in New York Monday, as the city adjusts to widespread closures and restrictions on public life because of the COVID-19 respiratory disease.

Institucionet arsimore publike në Nju Jork do të mbeten të mbyllura deri në fund të vitit shkollor. Njoftimi u dha nga kryebashkiaku Bill de Blasio, që gjatë një konference për mediat, ndër të tjera tha se “do të ishte larg realitetit të mendohet se shkollat mund të hapen më përpara”.

Marketing

Nju Jorku është qyteti amerikan më i goditur nga pandemia Covid-19, ndërsa mësimi aty është ndërprerë prej 16 marsit të kaluar.

“Është e dhimbshme që më duhet t’ju them se nuk do t’i hapim shkollat deri në fund të vitit shkollor, por mund t’ju them se kjo është gjëja më e drejtë që mund të bëjmë”, deklaroi kryebashkiaku De Blasio.

Në 24 orët e fundit, Nju Jorku ka regjistruar 783 viktima. Kjo është dita e pestë radhazi që Nju Jorku regjistron mbi 700 viktima në ditë.