Është djegur një pushimore në malin e Gazi Babës! Muça: Nuk e kuptoj pse?

Në malin e Gazi Babës është djegur një pushimore. Rasti ka ndodhur sot (e shtunë) gjatë orës policore. Për këtë gjest ka reaguar Ardijan Muça, drejtor i NP “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai në profilin e tij në facebook ka shkuar:

Marketing

“Nuk e kuptoj pse??? Sot gjatë orës policore është djegur një pushimore në malin Gazi Babë.
Me intervenimin e shpejt të Zjarrfikësve të Shkupit nuk është lejuar që zjarri të përhapet dhe të bën më shumë dëm”.