Gjendja e Sigurisë në Dibër dhe Qendër Zupa ku është shpallur gjendje krize është stabile. Pjesëtaret e MPB-së rregullisht kryejnë patrullime në qytetet dhe periferi të qytetit, në pajtim me masat e parapara në planin operativ të MPB-së.
“Nuk janë regjistruar grumbullime të qytetarëve në vendet publike, nuk ka shkelje të rendit dhe qetësisë dhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku. Janë evidentuar 11 persona në vetizolim, ndërkohë që janë realizuar edhe 96 kontrolle ndaj personave që janë në izolim dhe vetizolim”, njoftojnë nga MPB.
Ndërkohë që furnizimi me mallra dhe gjerat tjera të nevojshme për qytetarët e Dibrës kryhet pa kurrfarë problemi.