Një fëmijë i moshës 2 vjet e 4 muaj është i infektuar me koronavirus në Koçan.
Në spitalin lokal është sjell dje, menjëherë pas marrjes së mostrave rezultatet u publikuan menjëherë, ndërsa udhëheqësia e spitalit mori udhëzime sot që të shtrohet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, informon “Telma”.
Drejtori i spitalit të Koçanit, Aleksandar Serafimov, pohon se stafi mjekësor ka respektuar të gjitha protokollet kur ka pranuar fëmijën dyvjeçar.