Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media ku deklaroi se koha nëpër të cilët po navigojmë nuk është aspak normale dhe situata emergjent e krijuar na ka dhënë hapësirë që të fokusohemi në marrjen e masave.
“Në vend që të fillojmë të mbledhim trupat e të vdekurve siç po ndodhë në shumë shtete.Jemi të përkushtuar të veprojmë para se të bëhet vonë, megjithatë këto masa na kanë kushtuar pak. E keni parasysh vendimin kushtetues që na dha afat deri nesër për të rishikuar procedurën.E vendimeve të marra.Ta kemi parasysh se gjykata në asnjë moment nuk e ka konstatuar legjitimitetin e masave të ndërmarra për të parandaluar shpërndarjen e virusit, por vetëm ka konstatuar se të njëjtit duhet të merren nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo për krejt territorin e Kosovës, por për komuna veç e veç”, tha Kurti.
Ai shtoi se janë të përkushtuar për të respektuar këtë vendim dhe prej sonte marrja e vendimeve do të bëhet direkt nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunat.
“Do të merren varësisht nga nevojat e rekomanduara nga IKSHPK për çdo komunë. COVID-19 është armik i padukshëm, i heshtur që vret prandaj parandalimi është zgjidhja e mjaftueshme, por edhe e nevojshme kur sistemi publik shëndetësorë nuk është në nivel të gatshëm, sikurse është puna e këtij sistemi në vendin tonë.Si shoqëri dhe si popull kemi përballuar sfida më të madha se kjo, edhe këtë mund ta kalojmë por vetëm bashkë dhe vetëm bashkë mund të dalim më të fortë, më të dishëm dhe më të mençur sesa përpara”, tha Kurti.