Në vijim të sensibilizimit të opinionit publik, për t’i respektuar rekomandimet e OBSH-së dhe të institucioneve kompetente të vendit tonë, sot Universiteti i Tetovës e ka zhvilluar ligjëratën e radhës përmes platformës online.
Me moton “Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty”, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, në ligjëratën e tij për publikun e vendit dhe jo vetëm, ka sqaruar për ndikimin e ushqimit në rritjen e sistemit imunitar, parandalimin e një sërë sëmundjesh, me theks të veçantë sëmundjen e fundit që ka të bëjë me virusin korona dhe shpalljen e pandemisë botërore – Covid -19.
Ky virus, në aspektin shkencor është shumë pak i studiuar, prandaj, sipas Prof. Dr. Xhezair Idrizi, ne duhet të kemi forma alternative që të mbrohemi nga përhapja e tij.
Ai, sot ka prezantuar disa këshilla se si nëpërmjet ushqimit mund të parandalohet infektimi nga Covid-19.
#Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty!
#Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty!Prof. Dr. Xhezair Idrizi – dekan i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit ⬇️
Publiée par Universiteti i Tetovës – UT sur Lundi 13 avril 2020