Arrestohen dy persona në Gostivar

Dje rreth orës 19 e 40 minuta, në rrugëkryqin e Zdunjës në Gostivar, gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve janë privuar nga liria 44-vjeçari S.H. dhe 21-vjeçari M.H. nga Gostivari, për shkak të dyshimeve për ,,Pengim të personit zyrtarë, në kryerjen e detyrimeve zyrtare” dhe ,,mos-veprimi sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Marketing

Dy gostivarasit të cilët kanë udhëtuar me mjetin ngarkues ,,Mercedes” me targa të Gostivarit, kanë kundërshtuar që t’ua japin dokumentacionin që ua ka kërkuar pjesëtari i policisë dhe janë sjellur me agresivitet gjatë privimit nga liria.

Rasti është duke u zbardhur dhe do të pasoj parashtresë adekuate.