Ministria është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rast nevojë, në përballimin e gjendjes emergjente të krijuar si pasojë e përhapjes së Covid-19. Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmila Shekerinska dhe ministri i Mbrojtjes në Kosovë , Anton Quni kanë zhvilluar bisedë telefonike për të diskutuar situatën aktuale në rajon me pandeminë Covid-19. Shekerinska dhe Quni njoftojnë se të dy shtete janë të gatshëm të ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyrë që të kalojnë sa më lehtë pandeminë Covid-19.
“Dy ministrat kanë biseduar për situatat e krijuar në dy shtet pas përhapjes së pandemisë të COVID-19, situatat e përgjithshme dhe menaxhimi i saj në shtet, gjendjen gatishmërisë dhe aktivitete e ushtrive përkatëse si dhe masat e marru ra për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel regjional por edhe ndërkombëtar. Me këtë rast ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë”, thuhet në komunikatë.