Qeveria vendosi ndalim të lëvizjes dhe regjim të veçantë të lëvizshmërisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe gjatë festës së ardhshme krishtere, Pashkët, gjegjësisht ndalimi i lëvizjes të jetë duke filluar prej 17 prill (e premte) nga ora 16:00 deri më datë 21 prill (e martë) në ora 05:00.
Ndalohet lëvizja dhe grumbullimi, në të gjitha parqet, vendet për piknik, vendet për rekreacion në parqet nacionale dhe pyjet nga data 16 prill ora 16:00 deri të martën ora 5:00.
Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të forcojë kontrollet në këto vende.”
Ndërsa nga e hëna deri të premten vazhdon ndalesa prej orës 16:00 deri në ora 5:00.
Në fuqi është ndalesa për grupimin e dy apo më shumë personave, përveç për prindërit me fëmijë deri 14 vjet. Më të moshuarve se 67 vjet u lejohet të dalin nga shtëpia prej orës 10 deri në orën 12 , të rinjve deri 18 vjet prej orës 13 deri në orën 15. Pronarët e qenve mund t’i nxjerrin jashtë gjysmë ore, prej orës 20 deri 20:30, dhe të mos jenë më larg se 100 metra nga objekti ku jetojnë.
Lëvizja gjatë orës policore u lejohet vetëm kategorive të qytetarëve të cilët kanë obligime pune dhe posedojnë leje që i lëshon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Për kërkesë për leje mund të aplikojnë në portalin uslugi.gov.mk.