Referi italian i rikthehet punës në spital: Populli ka nevojë për mua

Igor Benevenuto është prej kohësh në listën e arbitrave profesionistë me kohë të plotë në kampionatin Brazilian, ku njihet edhe si një ndër më të preferuarit e më të vlerësuarit nga fansat e futbollistët.

Marketing

Tashmë në moshën 39-vjeçare, Benevenuto kishte studiuar për infermieri dhe kishte punuar për disa kohë, deri kur mori statusin e arbitrit profesionist dhe vendosi të braktisë profesionin e tij të parë për t’iu përkushtuar verdikteve në fushën e futbollit.

Por pandemia globale e Covid-19 bëri që sporti më popullor në botë në ndërpritej, ndërsa qeveri të shumta në vende të ndryshme të botës, u bënë thirrje për të kontribuuar në luftën ndaj koronavirusit, të gjithë mjekëve dhe infermierëve që nuk ushtronin më profesionin.

Njëri nga të parët që iu përgjigj kësaj thirrjeje ishte pikërisht arbitri Igor Benevenuti, i cili aktualisht po shërben në spitalin e Sete Lagoas, një qytezë rreth 80 kilometra larg Belo Horizontes, ku edhe jeton prej kohësh 39-vjeçari.

“Është e qartë që kam frikë, shumë më tepër sesa kur arbitroj një ndeshje futbolli, pasi disa infermierë kanë humbur jetën prej këtij virusi. Ky është një virus që mund të vrasë këdo, në çfarëdo moshe, por tani njerëzit kanë nevojë për mua dhe jam më i nevojshëm këtu”, deklaroi Benevenuto për mediat braziliane.