Protesta në Hasanbeg, MPB: Do të merren masa për të gjithë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë natës së djeshme në Hasanbeg të Shkupit janë arrestuar dy persona nga Hasanbegu dhe një nga Haraçina. Nga MPB theksojnë se do të merren masa për të gjithë personat të cilët gjatë orës policore janë mbledhur për të protestuar pas arrestimit të personave në fjalë.

Marketing

“Më 13.04.2020 në orën 22.00 policia nga Stacioni Policor i Gazi Babës ka arrestuar V.M. (19) nga Haraçina, S.R. (21) nga fshati Hasanbeg dhe V.V. (30) nga rruga “Alija Avdoviç” në afërsi të Hasanbegut. Personat në fjalë dyshohet se kanë kryer vepër penale pasi kanë shkelur nenin 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. Pasi janë privuar nga liria tre personat në fjalë, një grup i madh i qytetarëve kanë dalë në në rrugën “Alija Avdoviç”, në shenjë proteste. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat u lanë të lirë nga komisariati ndërsa grupi i mbledhur i qytetarëve u shpërnda. Do të merren masa kundër personave të tjerë që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.