Dijaneti i Turqisë: Nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht agjërimi në Ramazan

Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet) bëri të ditur se është farz (e detyrueshme) me urdhrin e Allahut që çdo besimtar i shëndetshëm të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit dhe se nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht ky adhurim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në një njoftim nga Dijaneti janë sqaruar rrethanat në lidhje me muajin e Ramazanit dhe pasojat e agjërimit në këtë muaj gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
“Është farz (e detyrueshme) me urdhrin e Allahut që çdo besimtar i shëndetshëm të agjërojë gjatë muajit të Ramazanit dhe se nuk është e mundshme të shtyhet plotësisht ky adhurim”, thonë nga Dijaneti.

Sipas njoftimit, nga informacionet e marra nga ekspertët e fushës, agjërimi i individëve të shëndetshëm nuk përbën rrezik të veçantë në aspektin e përhapjes së COVID-19.
“Në Kur’an është lejuar që agjërimi të bëhet kaza (agjërimi që nuk është kryer në kohë dhe kryhet më pas), në rast të sëmundjes, një ndër arsyetimet kryesore për të mos agjëruar”, thuhet më tej.