Nga 710 teste të bëra në 24 orët e fundit, 54 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19. Numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë (25), Shkup (13), Prilep (10), Veles (2) dhe nga një i infektuar në Shtip, Tetovë dhe Gostivar. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se gjashtë persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit.
Katër viktima janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin e Qytetit “8 shatori”. Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi. Me këto shifra bilanci i të infektuarve shkon në 908 ndërsa numri i viktimave në 44.