Irani ka njoftuar se numri i jetëve të humbura nga koronavirusi në këtë vend ka rënë në numër dyshifrore për herë të parë në një muaj.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianoush Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 98 vdekje nga sëmundja COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4683.
“Fatkeqësisht, ne humbëm 98 bashkatdhetarë tanë të infektuar nga sëmundja. Por pas një muaji në pritje, kjo është dita e parë që numri i të vdekurve ka qenë numër dyshofror” i tha ai një konference televizive për media.
Aktualisht në Iran janë mbi 74 mijë raste të të infektuarve me koronavirus, 4 mijë e 683 vdekje të regjistruara nga kjo pandemi, përderisa mbi 48 mijë persona janë shëruar.