Buxhaku në takim me Shtabin operativ të Dibrës

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Agron Buxhaku pasditen e sotme ka qëndruar në Dibër.

Marketing

Ai ka realizuar takim me Shtabin operativ komunal ku nga ana e kryetarit të komunës Hekuran Duka i cili udhëheq me Shtabin është njoftuar rreth punës dhe gjitha aktivitetet e realizuara nga ana e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë në koordinim me QMK-në në periudhën e gjendjes së krizës.

“Është konstatuar se bashkëpunimi ka qenë shumë i suksesshëm, që reflektohet në terren me stabilizimin e situatës. Shtabi operativ komunal ka shprehur falënderim të madh për kontributin e Buxhakut në periudhën kur Dibra ka kaluar në gjendje të rëndë të krijuar nga koronavirusi”, informojnë nga Shtabi operativ.

Ndryshe, dje është hequr gjendja e krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë e cila ishte shpallur më 13 mars.