Në Nju Jork ka rënë numri i njerëzve që shtrohen në spital për shkak të koronavirusit të ri.
Kjo është hera e parë, që nga shpërthimi i pandemisë, që shënohet ulje e numrit të këtyre rasteve.
“Kjo është shenjë se kriza mund të jetë në kulmin e saj”, tha guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.
Cuomo tha se të martën janë gjithsej 18.697 njerëz të shtruar në spitale, nga 18.825 sa kishte një ditë më parë.
Pra ky numër është ulur për rreth 300 persona.
Sipas guvernatorit Cuomo, në Nju Jork gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 778 vdekje të reja nga koronavirusi.
Agjencia Reuters raporton se numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën prej 25,000.
Më shumë se 597,000 njerëz janë të infektuar.