Të dhëna inkurajuese nga Italia, bie ndjeshëm numri i të prekurve, viktimat sot 578

Vazhdojnë të bien nga dita në ditë numrat e të prekurve të rinj me Covid 19 në Itali.
Këtë të mërkurë janë regjistruar 2667 raste të reja, që është shifra më e ulët prej 13 marsit.
Në raport me ditën e martë janë 305 pozitiv të rinj më pak ndërsa trendi ulës vijon prej pesë ditësh.
Ndërkohë edhe numri I viktimave është ulur në 24 orët e fundit. Janë 578 persona që kanë gjetur vdekjen këtë të mërkurë përkundrejt 602 të ditës së martë.

Marketing

Në total në Itali kanë humbur jetën 21 mujë e 645 persona nga Covid 19.

Të dhëna shumë positive edhe nga personat që janë në terapi intensive.

Në raport me ditën e martë kemi 107 persona më pak në terapi intensive ndërsa 368 shtreter janë liruar në pavione.

E vetmja notë jo shumë positive është numri I të shëruarve në harkun kohor të 24 orëve që në fakt këtë të mërkurë ka qënë 962, ndërsa mesatarja e ditëve të fundit ishte nga 1300-2000.