Përvec shkollave të mesme dhe fillore edhe universitetet po vazhdojn të jenë të kycur në mësimin online, nëpërmjet platformave të ndryshme profesorët po ligjërojnë njësit mësimore, por sipas profesoreshës Rabie Murati edhe pse kjo periudh i ka gjetur të papërgaditur mësimi nga distanca nuk është një gjë e panjohur për ata sepse sic thekson murati Universiteti i Tetovës edhe më herët ka aplikuar digjitalizimin e mësimdhënies
Prodekanja thot se duke vërejtur prezencën e studentëve shihet se interesimi për të ndjekur ligjeratat online është shumi madh dhe kjo do ta tregoj edhe suksesin e mësimit nga distanca. Rri në shtëpi ne ligjërojmë për ty është motoja me të cilën profesorët e universitetit të tetovës në faqen zyrtare të UT-së plasojnë video materiale me njësit mësimore.
Që në ditët kur filloj të përhapet pandemia e koronaviorusit në vendin tonë ministri I arsimit Arbër Ademi ju bëri thirje universiteteve dhe të gjitha shkollave të tjera që të vijojn me mësimet online dhe të mos humbet në tërësi procesi edukativo arsimor./Tv Koha/