MBPEU: Prej nesër nga ora 06:00 – 20:00 do të vendoset ndalimi i lëvizjes në pyll dhe në tokat pyjore

Për shkak të rrezikut të shtuar nga paraqitja e zjarreve në sipërfaqe të hapura, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”, vendos ndalimin e lëvizjes në pyje dhe tokat pyjore nga ora 06:00 – 20:00. Ndalimi do të hyjë në fuqi në #17Prill2020 (#ePremte) dhe do të zgjasë deri në revokimin e tij.

Marketing

Ky ndalim nuk vlen për punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” dhe për subjektet që kryejnë aktivitete pyjore në zonat e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare”, si dhe për personat që kanë miratim me shkrim për lëvizje në pyjet e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare”

Për mosrespektimin e këtij ndalimi, personat të cilët konstatohen se lëvizin në pyll dhe në tokë pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të dënohen nga 1.500 deri në 2000 euro në kundërvlerë denarë

Gjithashtu, njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se ndalohet djegja e barishteve dhe mbeturinave të tjera bimore në tokat e gjuetisë dhe mbeturinave të tjera bujqësore në tokat bujqësore, si masë parandaluese për tu mbrojtur kundër zjarreve në sipërfaqe të hapura.

Për mosrespektim të dispozitave të Ligjit për gjuetinë, parashikohet dënim në vlerë prej 1500 deri në 3000 euro në kundërvlerë denarë për kundërvajtje të një personi fizik, në përputhje me nenin 79 të Ligjit për gjuetinë.

Ndalimi zbatohet nga punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” që kryejnë veprimtari mbrojtëse, Ministria e Brendshme dhe Policia Pyjore.