Vitia:Rastet me KOVID-19, gjithnjë e më të rënda

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se rastet me koronavirus që po paraqiten në spitale, janë gjithnjë e më të rënda.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vitia bën thirrje për respektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

“Rastet që po vijnë në spital janë gjithnjë e më të rënda. Ndaj duhet të mendojmë parandalimin me çdo kusht. Me çdo kusht. Masat, edhe pse duken se janë strikte ato kanë vetëm një qëllim: mos ta lejojmë shndërrimin e njeriut në shifër. Ne jemi një vend e një Republikë. Këtu njerëzit janë të gjithë tanët”, thotë ministri Vitia.

Po e përcjellim me dhimbje të madhe, me ndjenjë të përgjegjësisë çdo shuarje jete në këtë kohë pandemie. Sot u larguan…

Publiée par Arben Vitia sur Jeudi 16 avril 2020