Mbretëria e Bashkuar ka raportuar përsëri shifra të larta sa i përket rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Departamentit të Shëndetit Publik, numri i rasteve të infektuara është rritur me 5,599 këtë të premte, pothuajse 1 mij më shumë se dita e djeshme.
Nga ana tjetër i lartë ka qenë edhe numri i viktimave. 847 vetëm në 24 orët, 14 më pak se dje.
Aktualisht Mbretëria e Bashkuar ka kofirmuar 108,692 raste të prekura me koronavirusin e ri nga të cilët 14,576 kanë ndërruar jetë.
Sipas të dhënave në Britani janë testuar deri tani rreth 341 mijë persona. Kjo është një shifër shqetësuese sepse do të thotë se të paktën 1 në 3 persona të testuar në vend rezulton i prekur nga virusi.
As of 9am 17 April, 438,991 tests have concluded, with 21,328 tests on 16 April.
341,551 people have been tested of which 108,692 tested positive.
As of 5pm on 16 April, of those hospitalised in the UK who tested positive for coronavirus, 14,576 have sadly died. pic.twitter.com/BkOC0O9EUy
— Department of Health and Social Care (@DHSCgovuk) April 17, 2020