Kloop stërvit Liverpoolin në ‘Zoom’, gjobë për atë që nuk përgjigjet në kohë

Koronavirusi ka paralizuar futbollin në Evropë, megjithatë po vendos disa rregulla të reja që nuk ishin parë më parë.

Marketing

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, ka gjetur një metodë se si të qëndrojë në kontakt me lojtarët e tij dhe të kryejnë stërvitjen.

Gjermani po zhvillon takime online me thirrje në Zoom dhe ka deklaruar se kush nuk do të jetë në linjë në kohën e përcaktuar atëherë do të gjobitet.

Sipas tij, ai që nuk i përgjigjet thirrjes është njësoj si të ketë shkuar vonë në stërvitje.

Para pezullimit të kampionatit, Liverpool kryesonte Premier League 82 pikë e shkëputur nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City me 57 pikë.