Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi derisa po qëndron i izoluar në shtëpi si rezultat i asaj që ishte pjesëmarrës në mbledhjen e Shtabit komunal të krizës në Kumanovë, ku ishte prezent edhe kryetari Kumanovës, i cili dje u konstatua pozitiv me COVID-19, sot në një intervistë për EURONEWS ka deklaruar se të gjitha detyrat do t’i kryej nga shtëpia dhe se sipas konsultimeve me epidemiologët rreziku për të qenë i infektuar është shumë i vogël.
“Në bisedë me epidemiologët u konstatua se rreziku për të qenë I infektuar është shumë i vogël, megjithatë gjatë këtyre ditëve kemi vendosur që të punojmë nga shtëpia dhe ti kryejmë detyrat tona të përditshme nga shtëpia” – ka deklaruar mes tjerash ministri Arbër Ademi.