Adem Ramadani dhe Ramadan Krasniqi-Dani sollën një ilahi.
Adem Ramadani dhe Ramdan Krasniqi-Dani sapo publikuan ilahinë kushtuar pejgamberit.
“Salatullah” titullohet ilahia e Ademit dhe Danit, me tekst dhe kompozim të vet Adem Ramadanit.
Për mix/masterin dhe aranzhimin u kujdes Rahman Kryeziu, videoklipi është punuar nga BUG, kurse drupunuesi që shfaqet në klip është Imer Koka.
Kujtojmë se një ilahi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Dani e solli edhe vitin e kaluar.
Më poshtë mund ta dëgjoni “Salatullah”, ilahia më e re nga Ramadan Krasniqi-Dani dhe Adem Ramadani.