Presidenti Hashim Thaçi i ka dërguar edhe letrën e katër kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurtit duke kërkuar emrin e mandatarit.
Thaçi ka shkruar se përderisa Vetëvendosje në letrën e dërguar sot nuk ka refuzuar që ta dërgojë emrin e mandatarit nënkuptohet që ata duan ta dërgojnë, njofton Klan Kosova.
“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, ka shkruar Thaçi.
“Prandaj, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”.